Federata Ndërkombëtare e Historisë dhe Statistikave të Futbollit (IFFHS) e ka bërë publike të shtunën listën e përzgjedhësve më të mirë në botë për vitin 2023.
Lionel Scaloni, i cili udhëhoqi Argjentinën drejt triumfit në Botërorin e vitit të kaluar, e zuri vendin e parë.
Braziliani i vetëm në dhjetëshen më të mirë ishte Sylvinho, përzgjedhësi i Shqipërisë.
Sylvinho e udhëhoqi Shqipërinë drejt kualifikimet në Evropianin e vitit të ardhshëm që do të organizohet në Gjermani. Sylvinho e zuri vendin e tetë në këtë listë.
Shqipëria do të garojë në Evropian për herë të dytë.
Suksesin e parë e kishte arritur në vitin 2016, në Evropianin që u organizua në Francë.
Sylvinho ishte në listë para Walid Regragui të Marokut dhe Steve Clarce të Skocisë.