Sylvinho publikon listën e Shqipërisë për ndeshjet vendimtare të muajit nëntor

Federata Shqiptare e Futbollit ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar, për ndeshjet kualifikuese për Kampionatin Evropian 2024 të muajit nëntor.

Përzgjedhësi Sylvinho ka përzgjedhur listën prej 24 futbollistëve, për dy ndeshjet vendimtare për fatin e kuqezinjve në Kampionatin Evropian.

Kombëtares shqiptare i nevojitet vetëm një pikë, nga dy takimet sa do t’i zhvillojë, për ta siguruar një vend në mesin e reprezentacioneve më të mira që do marrin pjesë në Gjermani vitin e ardhshëm.

Shqipëria ndeshjen e parë e luan më 17 nëntor në udhëtim te Moldavia, ndërkaq tri ditë më vonë pret Ishujt Faroe në stadiumin “Air Albania” në Tiranë.

Shqipëria është e para në Grupin E me 13 pikë, dy më shumë se Çekia dhe tri më tepër se Polonia. Moldavia është e katërta me nëntë pikë, ndërsa Ishujt Faroe përmbyllin renditjen me një pikë.