Sylvinho ka hyrë në zemrat e të gjithë tifozëve shqiptar anembanë.
Argjentinasi i cili kualifikoi kuqezinjtë në Europian thotë se me zemër është një nga ne.
“Me zemër jam një shqiptar. Rrugëtimi i Kombëtares shqiptare ka qenë fantastik dhe tani ia dolëm që të jemi sërish në finalet e Europianit. Është një ëndërr e madhe që realizohet dhe një nder për mua dhe ndihem mirë që punoj këtu”, përfundoi Silvinjo.
Kujtojmë se Shqipëria nesër luan me Ishujt Faroe në ndeshjen e fundit të fazës së grupeve të kualifikimeve.