Selektori i Kombëtares së Shqipërisë, Sylvinho ka bërë edhe një ndryshim tjetër në listën e lojtarëve të ftuar për ndeshjet e këtij muaji.
FSHF-ja, ka bërë të ditur se me ekipin A të kombëtares është ftuar mesfushori i ekipit U21, Feta Fetai.
Departamenti i Komunikimit në FSHF, ka njoftuar se Fetai është bashkuar me ekipin në stërvitjen e së martës pasdite dhe do të jetë pjesë e Kombëtares A për ndeshjet me Çekinë dhe Gjeorgjinë.
Të premten, Shqipëria përballet me Çekinë kurse tri ditë më vonë edhe me Gjeorgjinë, ndeshje këto që do t’i luaj në udhëtim.
Shqipëria zë vendin e dytë në Grupin B1 të Ligës B të Ligës së Kombeve pas dy ndeshjeve të zhvilluara.