Trajneri brazilian, Sylvinho mund të largohet nga Kombëtarja e Shqipërisë.
Ai mori drejtimin e Shqipërisë në janar të vitit të shkuar dhe arriti ta kualifikoj në “Euro 2024”, turne në të cilin u eliminua në fazën e grupeve.
Sylvinhos tashmë i ka skaduar kontrata me FSHF-në, të cilën ende nuk e ka rinovuar dhe nuk dihet nëse do ta rinovoj.
Thuhet se Sylvinho është joshur nga oferta e një klubi në Portugali, ndërsa interesimi për të nuk mungon as nga Spanja.
Në FSHF kanë insistuar se Sylvinhos prej fillimit të këtij viti i është ofruar rinovimi i kontratës deri në verën e vitit 2026.
Sylvinho pas eliminimit të Shqipërisë në Evropian ka shkuar në pushime dhe javën tjetër pritet ta definoj të ardhmen e tij.
Ai është vlerësuar shumë për punën që e ka bërë me Kombëtaren e Shqipërisë, e cila në “Euro 2024” ishte pjesë e Grupit B, së bashku me Italinë, Kroacinë dhe Spanjën.