Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, është parë tek ura e Ibrit në Mitrovicë gjatë ditës së sotme.
Sveçla shihet i shoqëruar me Ministrin për Administrimin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe Zv.ministrin e Infrastrukturës, Hysen Durmishi, raporton teve1.info
Ndryshe, kjo vizitë vjen pasi Qeveria e Kosovës ka kërkuar hapjen e urës mbi lumin Ibër.
Kurse, ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se vendet e QUINT-it dhe NATO-ja nuk e mbështesin hapjen e urës së Ibrit në Mitrovicë në këtë kohë.
Ura, aktualisht, është e hapur vetëm për këmbësorë. Në urën mbi Ibër patrullojnë ushtarët italianë të KFOR-it, misionit të NATO-s në Kosovë, ndërsa afër janë edhe pjesëtarët e Policisë së Kosovës.
Bashkimi Evropian, ndërkohë, ka thënë se çështja e hapjes së urës së Ibrit duhet të jetë temë e dialogut me Serbinë.