Sveçla viziton BIK-un, falënderon Tërnavën për konsistencën e treguar në përballjen me Covid-19

Ushtruesi i detyrës së Ministrit të Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla, ka vizituar Bashkësinë Islame të Kosovës ku është pritur nga Myftiu,  Naim Tërnava.

“Në këtë takim u bisedua për përpjekjet e përbashkëta të dy institucioneve në luftën kundër pandemisë me Covid 19, sidomos tani në fazën e dytë të lehtësimit të masave, ku nevojitet kujdes dhe disiplinë nga të gjithë qytetarët”, thuhet në kumtesë, transmeton Klan Kosova.

“Me këtë rast Myftiu Tërnava vlerësoi angazhimin e institucioneve të Kosovës në menaxhimin e kësaj situate, duke vënë në pah se BIK-ut do të vazhdojnë të mbështesë këto masa, të cilat deri më tanë kanë treguar rezultate të kënaqshme”.

Sveçla ka falënderuar BIK-un dhe në veçanti Myftiun Tërnava, për konsistencën e qëndrimeve të tij në respektim të masave të Qeverisë dhe për mbështetjen e gjithë mbarshme për tejkalimin sa më mirë të kësaj situate.