Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla është duke qëndruar në një vizitë zyrtare në Turqi.Sveçla ka njoftuar se gjatë vizitës së tij ka takuar ministrin e Mbrojtjes të Republikës së Turqisë, Yaşar Güler.
“Gjatë këtij takimi shpreha falënderimin për mbështetjen e vazhdueshme që kemi marrë nga shteti turk si dhe për mundësitë e shumta për bashkëpunim mes institucioneve. Diskutuam për situatën e sigurisë dhe sfidat me të cilat po përballemi”, ka thënë ai.
Tutje, ministri shton tutje se ka potencuar gatishmërinë e Republikës së Kosovës për të garantuar rend dhe siguri si dhe rëndësinë e përkrahjes së partnerëve tanë në këtë aspekt.