Ballina Lajmet Kosovë Sveçla në Bruksel: BE rikonfirmon se Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen...

Sveçla në Bruksel: BE rikonfirmon se Kosova ka plotësuar kriteret për heqjen e vizave

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka takuar sot në Bruksel komisioneren evropiane për Punë të Brendshme Ylva Johansson, të cilën e ka falënderuar për rikonfirmimin e Komisionit Evropian se Kosova ka plotësuar në tërësi kriteret për lëvizjen e lirë për qytetarët e saj.

“Komisionerja e BE për Punë të Brendshme Johansson ka ri-konfirmuar që Komisioni qëndron prapa vlerësimit të tij dhe se puna vazhdon tutje në kuadër te procesit ekzistues deri në kompletimin e liberalizimit të vizave”, ka shkruar Sveçla në një status në Facebook, transmeton Telegrafi.

Sveçla ka njoftuar se me komisioneren Joanssonn ka biseduar për arritjet e Qeverisë së Kosovës, nga hera e fundit kur ka zhvilluar takim virtuel me të.

“Lufta ndaj krimit, korrupsionit, trafiqeve të ndryshme dhe të gjitha veprimtarive ilegale mbetet prioritet i yni andaj në këtë kuptim kam shprehur gatishmërinë tonë për bashkëpunim të ngushtë me të gjitha shtetet aleate për krijimin e stabilitetit në vendin tonë dhe më gjerë”, ka shkruar Sveçla.

Exit mobile version