Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla dhe ai i Shqipërisë, Taluant Balla, ka diskutuar disa propozime që do tu lehtësonte qarkullimin e shpejtë dhe pa vonesa qytetarëve që vijën nga mërgata në Kosovë apo edhe në Shqipëri.
Ata pas takimit që kanë zhvilluar të hënën në pikën kufitare në Vërmicë, kanë thënë se ka vullnet nga të dyja palët që kjo çështje të zgjidhet.
Ministri Balla tha se janë duke shqyrtuar disa modalitete se si mërgimtarët të paisjen me sigurimin për vetura.
“Ka një rritje të numrit të mërgimtarëve dhe jo vetëm që udhëtojnë nga Shqipëria dhe Kosova dhe për të gjitha veturat me taraga me përjashtim të Shqipërisë duhet pajisur me siguracion dhe merr shumë kohë.Sa kohë mërgimtarët bëjnë orë për udhëtim të gjenden mundësitë që gjatë kthimit të tyre në Kosovë përmes pikë-kalimit kufitarë në Morinë të gjenden modalitetet që pajisen me siguracion mos ta bëjnë në pikën kufitare, një propozim ka qenë ta bëjnë sa të hyjnë në territorin e Kosovës ose ta bëjnë në një hapësirë më të largët”, tha Balla.
Ai u shpreh i bindur se do të gjendet një zgjidhje.
Ndërsa, ministri Sveçla tha se ka vullnet që të gjendet një zgjidhje.
“Ne kemi shumë marrëveshje ndërmjet dy ministrive dhe po punojmë që të gjitha të implementohen. Problemin që kemi është me mërgata tona që vijnë në Kosv apo Shqipëri për pushimet e tyre. Kemi vullnetin që mërgatave tona tu ofrojmë shërbime të shpejta. Zgjidhje ka, ka edhe vullnet politik”, tha Sveçla.