SUV-i më i shtrenjtë në botë që i ngjan makinës së Batmanit (Foto)

SUV-i më i shtrenjtë në botë ka dalë në shitje, duke bërë që pasanikët të nisin garën për të futur në garazhin e tyre këtë “ëmbëlsirë” që kushton pothuajse 2 milionë euro.

Vetëm 10 modele Karlmann Kings do të ndërtohen sipas prodhuesit kinez të kësaj makine të zezë, që i ngjan shumë mjetit që shohim nëpër filmat e Batmanit.

Brendësia e kësaj makine të tërheq vëmendjen me sediljet luksoze, një konsolë për të luajtur video-lojra dhe një frigorifer për shampanjën. Shumë nga gjërat brenda kësaj makine, si aspiratori, sediljet, televizori dhe dritat, kontrollohen me anë të një aplikacioni.

Shpejtësia maksimale e këtij mjeti është 140 km/h.