Ballina Lajmet Kosovë Suspendohen nga puna tre minatorë të “Trepçës”, ikën nga puna duke i...

Suspendohen nga puna tre minatorë të “Trepçës”, ikën nga puna duke i shfrytëzuar daljet alternative

Tre punonjës të ndërmarrjes “Trepça” janë larguar përkohësisht nga detyrat e tyre në minierë.

Sipas njoftimit zyrtar, B.SH dhe E.K, më 7 janar, duke i shfrytëzuar daljet alternative, kanë ikur nga vendi i punës.

“Me datën16.01.2025 ndaj z.B.SH dhe z.E.K. me vendim të u.d. Kryeshefit Ekzekutiv të Trepça Sh.A., me nr. prot: 402 është shqiptuar masa disiplinore largim i përkohshëm nga Puna. Të njëjtit me datën 07.01.2025 kanë ikur nga vendi i punës dhe kanë shfrytëzuar daljet alternative për të ikur nga vendi i punës, ashtu që kanë kryer shkelje të detyrave të punës sipas Rregullores për përgjegjësinë disiplinore dhe materiale të punëtorëve të Trepça Sh.A”, thuhet në njoftim.

Exit mobile version