Surprizon Robben, tërhiqet nga futbolli aktiv

Arjen ROBBEN, FCB 10 celebrates his goal for 5-1 , happy, fans laugh, celebration, 5-1, FC BAYERN MUNICH - EINTRACHT FRANKFURT 5-1 - DFL REGULATIONS PROHIBIT ANY USE OF PHOTOGRAPHS as IMAGE SEQUENCES and/or QUASI-VIDEO - 1.German Soccer League , Munich, May 18, 2019 Season 2018/2019, matchday 34, FCB, München, Photographer: Peter Schatz

E kërkonin klubet më të mëdha holandeze si Ajax dhe Psv Eindhoven, pa harruar këtu skuadra me emër të madh në Europë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kinë, shkruan supersport.al.

 Por edhe pse ofertat nuk i mungonin në mënyrë surprizuese në moshën 35-vjeçare Arjen Robben ka vendosur të varë këpucët në gozhdë. Pasi mbylli eksperiencën e tij 10-vjeçare me Bayern Munich, Robben ka vendosur t’i thotë stop futbollit të luajtur edhe pse dëshira për të vazhduar ishte shumë e madhe. Lajmin e ka bërë publik vetë lojtari me një letër.

Në karrierën e tij holandezi fluturues është aktivizuar me 5 skuadra, Groningen ku hodhi hapat e parë si futbollist, Psv Eindhoven ku spikati si lojtar, Chelsea, Reali i Madridit dhe Bayern Munich me të cilët fitoi gjithçka. Në këtë tërheqje të papritur të Robben mund të kenë ndikuar edhe dëmtimet e shpeshta që ka pësuar gjatë viteve të fundit.

“Kam vendosur që ta mbyll karrierën time si profesionist. Pa dyshim, është vendimi më i vështirë, që më është dashur të marr ndonjëherë në jetë. Një vendim, në të cilin ‘zemra’ dhe ‘mendja’ përplaseshin me njëra-tjetrën. Dashuria për lojën të jep bindjen se ende mund të përballesh me gjithë botën, përballë realiteti se jo çdo gjë shkon ashtu si ti e do, dhe nuk je më djali 16-vjeçar që nuk e njeh dëmtimin. Për momentin, jam me shëndet dhe në formë, dhe si një tifoz i futbollit dhe shumë sporteve të tjera, dua të vazhdoj me këtë stil jete edhe në të ardhmen. Kështu që, do më duhet të ndaloj, por më mirë kështu”.