Ballina Sport Futboll Superliga vjen sot me tri ndeshje – Drita vazhdon marshin drejt titullit

Superliga vjen sot me tri ndeshje – Drita vazhdon marshin drejt titullit

Sot do të fillojë xhiroja e 27-të e Superligës së Kosovës.

Në kuadër të Superligës së Kosovës, në xhiron e 27-të, sot luhen tri ndeshjet e para, shkruan lajmi.net.

Në këtë ditë, në fushë do të zbresin gjashtë skuadra, përfshirë edhe liderët e Superligës, Dritën.

Drita luan me skuadrën e fundit të tabelës, Dukagjinin, dhe shihen si favoritët absolut për tri pikët, për të vazhduar kështu të mbajë lidershipin me një distancë pikësh.

Në të njëjtin orar, nga ora 17:00, luajnë edhe Denica kundër Trepçës ’89,  ndeshje kjo që mund të vendos shumëçka rreth mbijetesës në Superligë.

Ndeshje interesante, që gjithashtu është e vlefshme për fundin e tabelës, është edhe ajo që luhet në kryeqytet, ku skuadra e vogël e kryeqytetit, Flamurtari, pret Ferizajn, po në të njëjtin orar si dy ndeshjet e lartpërmendura.

Mbetet të shihet se kush do të jenë fituesit e ndeshjeve të para të xhiros së 27-të.

Exit mobile version