Ballina Sport Futboll Superliga vjen me tri ndeshje interesante

Superliga vjen me tri ndeshje interesante

Sot do të zhvillohen tri ndeshje tepër interesante në futbollin kosovar.

Ndeshjet janë të vlefshme për javën e 26-të të AlbiMall Superligës së Kosovës.

Vëmendja kryesore do të jetë në qytetin e Gjilanit aty ku zhvillohet ”Derbi i Anamoravës” mes Dritës dhe Gjilanit.

”Intelektualët” janë në vendin e tretë në tabelë me 49 pikë dhe me një fitore t ë mundshme do ta ndajnë vendin e parë së bashku me Ballkanin, ndërsa në anën tjetër, Gjilani renditet në vendin e tetë, me 25 pikë.

Një ndeshje tjetër interesante është edhe ajo mes Fuhë Kosovës dhe Prishtinës.

”Pampurat” kanë pasur rezultate pozitive në ndeshjet e fundit duke mbajtur gjallë shpresa për mbijetes, pasi renditen në vendin e nëntë, me 19 pikë të grubulluara, kurse ”Plisat” janë në vendin e pestë me 37 pikë.

Ndeshja e fundit e ditës së sotme luhet mes Dukagjinit dhe Feronikelit ’74.

Skuadra nga Klina rendiet në vendin e gjashtë me 31 pikë, pexë më shumë se skuadra nga Drenasi që zë vendin e shtatë.

Të tre ndeshjet zhvillohen nga ora 13:00./

Exit mobile version