Superkompjuteri më i fuqishëm në botë nuk kalon një ditë pa probleme

Është sistemi i parë që prodhon 1.685 FP64 ExaFLOPS performancë duke përdorur procesorët 64 bërthamësh AMD EPYC Trento, grafika Instict MI250X dhe energji prej 21 megavat.

Ndërtimi i një superkompjuteri është gjithnjë sfidues, por krijimi i sistemit të parë në botë me performancë të klasit “ekza” kërkon shumë punë në drejtim të harduerit por edhe softuerit.

E njëjta gjë mund të jetë duke i ndodhur edhe superkompjuterit Frontier në Laboratorin Kombëtar Oak Ridge në SHBA.

Është sistemi i parë që prodhon 1.685 FP64 ExaFLOPS performancë duke përdorur procesorët 64 bërthamësh AMD EPYC Trento, grafika Instict MI250X dhe energji prej 21 megavat.

Edhe pse në letër superkompjuteri Frontier duket tmerrësisht i mirë dhe i fuqishëm, problemet me harduerin vazhdojnë ta ndjekin dhe performanca e disponueshme për hulumtuesit është vetëm 1.FP64.

Spekulime për dështime të vazhdueshme të harduerit kanë qarkulluar prej kohësh.

Drejtori i programit në Oak Ridge nuk konfirmoi nëse sistemi po has me grafikat MI250X por pranoi problemet me harduerin.

Superkompjuteri Frontier nuk është i vetmi sistem ndërtuar mbi arkitekturën HPE Cry EX me ndërlidhje Slingshot, procesorë AMD EPYC dhe grafika AMD Instinct.

Superkompjuteri Lumi në Finlandë me të njëjtin konfigurim por procesorë EPYC Milan është i treti më i fuqishmi në botë. /PCWorld Albanian