Një “superhëna” ka ndriçuar qiellin në të gjithë botën duke përkuar me një eklips të pjesshëm hënor. Ajo mund të shihej më e plotë dhe e shndritshme mbrëmjen e së martës.
“Superhënat” ndodhin kur Hëna është në pikën më të afërt me Tokën në orbitën e saj. Gjithashtu një eklips i rrallë dhe i pjesshëm hënor u pa të ndodhte mbrëmjen e djeshme.
Eklipsi ndodhi me rreth 4% të diskut të Hënës të mbuluar në errësirë, ky eklips ishte i dukshëm në të gjithë botën. Por, pamjet më të qarta u kapën në Mbretërinë e Bashkuar dhe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Eklipsi ishte i dukshëm edhe në Amerikën Latine, Evropë dhe Afrikë, si dhe në pjesë të vogla të Azisë dhe Lindjes së Mesme.
Hëna e plotë e këtij muaji e njohur ndryshe edhe si Hëna e Harvest është hëna e dytë nga katër “superhënat” e këtij viti.
Eklipsi i ardhshëm do të jetë në muajin Gusht të vitit 2026, i cili do të jetë i veçantë pasi rreth 96% e Hënës do të jetë në hije.