Supergoli i Loshajt ia siguron një pikë Istanbulsporit

Florian Loshaj ka shënuar supergol për Istanbulsporin dhe ia ka siguruar skuadrës së tij një pikë të shtunën në Superligën e Turqisë.

Istanbulspori barazoi 1:1 në udhëtim te Ankaragucu, në kuadër të xhiros së 28-të.

Loshaj shënoi për epërsinë 1:0.

Ai u shmang bukur nga një kundërshtar, e më pas plasoi gjuajtje shumë të fortë nga distanca në minutën e tetë shtesë të pjesës së parë.

Loshaj ka tri gola të shënuar në këtë sezon, ndërsa e kompletoi ndeshjen të shtunën.

Istanbulspori mbetet i fundit në tabelë me vetëm 13-të pikë.

Ankaragucu ka 30 pikë.