Super Kupa i takon Real Madridit

Skuadra e Real Madridit e ka mposhtur me rezultat 3- 2 Sevillan në ndeshjen e Super Kupës Evropiane.

Skuadra fituese e Evropa Ligë, Sevilla u pa në disavantazh gjatë minutës 21’të, ku me një supergol nga Asensio Real Madridi kaloi në epërsi. Në minutën e 41’të, Vazquez barazoi shifrat duke quar dy skuadrat në pushime me rezultat të barabartë.

Gjatë pjesës së dytë dy skuadrat ishin më të qetë, por në minutën e 72’të, kapiteni Sergio Ramos shkaktoi penallti, ndërsa në gol e konkretizoi për mrekulli mesfushori ukrainas, Konoplyanka. Në minutën e fundit, Sergio Ramos barazoi rezultatin duke quar dy skuadrat në vazhdime.

Kur të gjithë menduan se kjo ndeshje do të shkoj në penallti, ashtu nuk mendoj mbrojtësi spanjoll, Carvajal i cili me një solo aksion shënoi për rezultatin përfundimtar Real Madrid 3 – 2 Sevilla.

Kështu Super Kupa e sezonit 2015/2016, i takon skuadrës së Zinedine Zidane, Real Madrid..