Super-hëna e parë për vitin 2018 ka ndriçuar shumë pjesë të botës, raporton Anadolu Agency (AA).
Fotoreporterët e AA-së të shpërndarë në pjesë të ndryshme të botës, kanë regjistruar fotografi interesante të këtij fenomeni natyror nga Washingtoni deri në Stamboll.
Siç thanë nga NASA, super-hëna pritet të përsëritet më 31 janar për kur është paralajmëruar “Super-hëna e kaltër”.
Bëhet fjalë për një fenomen kur hëna duket 14 për qind më e madhe se zakonisht dhe 30 për qind më e ndritshme se zakonisht.
Gjithë kjo është rezultat i kombinimit të hënës së plotë dhe afërsisë së tokës.
03.01.2018 Özkan Bilgin
3 / 16
" width="500" height="400" onlyvideo="1"]