Ballina Kuzhinë Supë trahana për të lëpirë gishtat

Supë trahana për të lëpirë gishtat

Përbërësit: 6 lugë trahana e kuqe ose e bardhë, 6 gota ujë, 2 lugë gjelle salcë domatesh, 1 lugë çaji spec i kuq i ëmbël, piper, 1 lugë çaji nenexhik dhjozmë) i thatë ose i njomë, vaj ulliri, kripë, 1 thelpi hudhër, spec pikant (opsionale)

Përgatitja:
Në një tenxhere shtojmë 2-3 lugë gjelle vaj ulliri. Pasi është ngrohur pak, shtojmë trahananë dhe hudhrat. I skuqim në zjarr mesatar së bashku. Më pas shtojmë erëzat, salcën e domates dhe i skuqim shumë pak. Më pas shtojmë si fillim 3 gota ujë. I përziejmë mirë të gjitha së bashku, shtojmë kripën dhe i përziejmë përsëri derisa masa të tretet në ujë. Pasi supa trashet pak dhe fillon të vlojë, shtojmë dhe tre gotat e tjera të ujit dhe i përziejmë gjatë gjithë kohës derisa masa trashet pak por jo shumë. E servirim të ngrohtë. Ju bëftë mirë!

Exit mobile version