Kjo supë është e lehtë, ka shije delikate dhe mund të pasurohet sipas dëshirës me aroma të ndryshme.
PËRBËRËSIT: • 1 kokërr vezë • 20 g djathë Parmigiano-Reggiano i grirë • 20 g bukë e thekur, e grirë • pak kripë e arrë moskat • 250 ml lëng mishi i përgatitur në shtëpi me kocka dhe perime ose lëng i gatshëm.
PËRGATITJA: Vëmë tenxheren me lëngun e mishit të marrë valë. Në një tas përziejmë me pirun vezët, derisa të përftojmë një masë homogjene, shtojmë djathin dhe bukën e thekur të grirë, kripë e arrë moskat sipas dëshirës. Marrim një garuzhde lëng të valuar, e hedhim në tasin ku kemi përzierjen dhe pasi ta përziejmë mirë, e hedhim të gjithë masën në tenxhere, ndërkohë që e kaurdisim pa ndërprerje me lugë druri. E lëmë në zjarr 1 ose 2 minuta dhe e heqim menjëherë. E shërbejmë me pak gjalpë të tretur sipër.