Kjo recetë u përgatit nga Gatimet Shqiptare
PËRBËRËSIT: 12 feta proshutë, ⅔ filxhan margarinë, ⅔ filxhan miell, 7 gota qumësht, 4 patate të mëdha të pjekura, të qëruara dhe të prera në kubikë, 4 qepë të njoma, të copëtuara, 1 ¼ gota djathë Cheddar të copëtuar, 1 filxhan krem panna, 1 lugë çaji kripë dhe 1 lugë çaji piper i zi i bluar.
PËRGATITJA: Vendosni proshutën në një tigan të madh dhe të thellë. Gatuajeni në zjarr mesatar derisa të skuqet. Kullojeni, copëtojeni dhe lëreni mënjanë. Në një tenxhere ose tavë , shkrini margarinën në nxehtësi mesatare dhe shtoni miellin derisa të skuqet pak. Gradualisht përzieni qumështin, duke lëvizur vazhdimisht derisa të trashet. Më pas shtoni patatet dhe qepët. Ulni nxehtësinë dhe ziejini për 10 minuta. Dhe në fund bashkoni dhe proshutën, djathin, panën, kripën dhe piperin. Vazhdoni gatimin, duke e përzier shpesh, derisa djathi të shkrihet.