Ballina Kuzhinë Supë me mish viçi dhe shumë hudhra

Supë me mish viçi dhe shumë hudhra

PËRBËRËSIT:
▪︎ 1 copë mish viçi me kockë
▪︎ 1 kokërr hudhër
▪︎ 2 degë selino
▪︎ 1 qepë e thatë
▪︎ 250 g patate
▪︎ 1 lugë miell
▪︎ disa degë trumzë
▪︎ 2 lugë djathë Philadelphia
▪︎ piper të shtypur
▪︎ tumerik (kurkuma)
▪︎ 1 lugë gjalpë cilësor

PËRGATITJA: Në një tenxhere shtojmë mishin, hudhrat, selinonë, trumzën, kurkuma dhe i lëmë të ziejnë derisa mishi të bëhet i butë. Largojmë mishin nga lëngu, e copëtojmë dhe kullojmë lëngun. Shtojmë në një tenxhere gjalpin, qepën e prerë imët, patatet, miellin dhe lëngun e mishit dhe i lëmë të ziejnë. Tashmë duhet të shtojmë djathin Philadelphia dhe e kalojmë supën në blender. Supa serviret e ngrohtë me bukë të thekur dhe piper të shtypur.

Exit mobile version