Ballina Kuzhinë Supë me miell misri dhe perime të stinës

Supë me miell misri dhe perime të stinës

Kjo recetë u përgatit nga Gatime Shqiptare

Përbërësit: 200 g miell misri i bardhë, 50 g presh, 30 g karota, 40 g rrepë e bardhë, 50 g lulelakër, 800 ml brodo (lëng) perimesh, 1 degë borzilok, 50 g finok, 50 g kungull, 40 g lakër kale, spec djegës i freskët, salcë domatesh, vaj ulliri, 50 g brokoli, ½ lugë kafeje kripë dhe 1 gjethe dafine

Përgatitja: Pritini të gjitha perimet në kuba të vegjël. Në një tenxhere ose tigan, ngrohni vajin dhe shtoni gjethen e dafinës, preshin, karotat, rrepën e bardhë dhe kripën. Kaurdisini në zjarr të mesëm për 3 minuta duke i përzier me një lugë druri. Shtoni kungullin, lulelakrën, finokun dhe vazhdoni kaurdisjen edhe 3 minuta. Shtoni më pas salcën e domateve, specin djegës të grirë dhe gatuajini për disa minuta në zjarr të moderuar. Shtoni brodon e perimeve dhe lëreni supën të ziejë për 20 minuta në zjarr të mesëm. Pas 10 minutash shtoni miellin e misrit. Shtoni brokolin dhe lakrën kale të prerë në copa, përziejini dhe vazhdoni edhe pak minuta zierjen. Fikni zjarrin dhe shtoni gjethet e borzilokut. Shtoni edhe pak kripë nëse është e nevojshme. Hiqni gjethen e dafinës dhe shërbejeni supën ende të nxehtë.

Exit mobile version