Ballina Kuzhinë Supë me kos dhe karota, pa mish; Drekë e shpejtë për vetëm...

Supë me kos dhe karota, pa mish; Drekë e shpejtë për vetëm 15 minuta

Të gjithëve na ndodh që shpesh të mos gjejmë kohë për të konsumuar një vakt të shëndetshëm për shkak të angazhimeve dhe e mbulojmë atë me ushqime, thjesht sepse duhet të hamë diçka. Por tashmë dihet se ky është një veprim shumë i gabuar sa i përket mirëqenies së organizmit.

Ndaj sot kemi vendosur të sjellim për ju recetën super të shijshme dhe super të shpejtë, por mbi të gjitha shumë të shëndetshme.

Gjithçka që ju duhet është:
2 karota mesatare
1 lugë miell
4 lugë gjelle vaj ulliri
1 gotë kos
1 vezë
1 kub koncentrat me shije pule ose viçi (sipas dëshirës, mund edhe të mos e shtoni)
kripë
mix erëzash
majdanoz ose nenexhik

Përgatitja:
Hidhni vajin në tenxhere mesatare, shtoni karotat të grira me rende dhe lëreni derisa të marrin skuqje. Më pas shtoni një lugë miell në të derisa të krijohet një masë e mpiksur. Hidhni ujin në tenxhere derisa të marrë valë dhe koncentratën. Në një enë, përzieni kosin dhe vezën dhe pasi karotat janë zierë, shtoni edhe masën e krijuar, gjithashtu dhe kripë sipas dëshirës. Supën e lemë të ziejë edhe për 5 minuta të tjera dhe më pas e largojmë nga zjarri. Në fund sipas dëshirës shtoni mix erëzash e majdanz dhe “voila”, ju bëftë mirë!

Exit mobile version