PËRBËRËSIT: 1 lugë gjelle vaj ulliri, 1 qepë, 500 g kofshë pule pa lëkurë, 300 g patate të vogla të reja, 425 ml lëng perimesh, 350 g brokoli, 350 g qepë të njoma dhe 2 lugë gjelle pesto.
PËRGATITJA: Ngrohni vajin në një tigan dhe shtoni qepën, skuqeni butësisht për 5 minuta derisa të zbuten. Shtoni mishin e pulës dhe skuqeni derisa të marrë ngjyrë të lehtë. Shtoni patatet, lëngun e perimeve dhe shtoni piper të zi, duke e përzier lehtë. Mbulojeni dhe ziejini për 30 minuta derisa patatet të jenë të buta dhe mishi i pulës të jetë gatuar. Shtoni brokolin, zarzavatet dhe qepët e njoma, pastaj përzieni mire dhe lërini të zihen pak. Mbulojini, pastaj gatuajini për 5 minuta më shumë dhe shtoni peston. JU BËFTË MIRË!
Kjo recetë u përgatit nga GATIMET SHQIPTARE