Supë me karrota dhe xhinxher, receta e pagabueshme e vjeshtës.
Përbërësit:
2 qepë të vogla
2 cm xhinxher
500 gr karrota
2 lugë gjelle vaj ulliri
700 ml lëng perimesh (karrote apo domate)
½ limon
50 gr ajkë
Kripë dhe piper i zi
Përgatitja:
Në një tenxhere kaverdisim qepën sa të tretet pak dhe shtojmë xhinxherin në feta të holla, karrotat e prera shumë hollë, pastaj i trazojmë për dy minuta.
Shtojmë lëngun e perimeve, pak kripë dhe i lëmë perimet të ziejnë për 20 minuta.
Më pas përziejmë supën mirë në blender, rregullojmë shijen me pak lëng limoni dhe shërbejmë supën duke vendosur 1 lugë çaji ajkë për çdo racion.