Supë me karota të pjekura dhe mollë

Një nga sekretet e shijes për një supë të mirë është që të pjekim perimet. Kështu, shija e tyre do të intensifikohet dhe do të ruajnë shumë vlera ushqyese.

Përbërësit: 400 g karrota, 4 kërcej selinoje, 2 mollë, 1 qepë, vaj ulliri, kripë, piper, trumzë ose rigon, 750 ml – 1 l lëng mishi, pule, vegjetal ose ujë (në varësi të konsistencës që preferoni)

Përgatitja: Karotat i presim në rrathë dhe i spërkasim me vaj ulliri dhe pak kripë&piper. I pjekim në furrë të parangrohur në temperaturë 200⁰C për 15 minuta. Qepën e prerë imët e kaurdisim në pak vaj ulliri deri sa të filloj të bëhet transparente e të zbutet Shtojmë te qepa selinotë dhe mollët e prera në kubikë. Shtojmë karrotat e pjekura dhe lëngun e pulës. Rregullojmë shijen me kripë e puper. Mbyllim kapakun e tenxheres dhe i ziejmë për 15 minuta. E kalojmë masën në blender për të përftuar një supë krem. Unë e shoqërova me fara të zeza susami dhe pak piper të kuq të ëmbël. Nëse e provoni, ju bëftë mirë!