Ballina Kuzhinë Supë me hudhra e cila është më efikase se antibiotiku

Supë me hudhra e cila është më efikase se antibiotiku

Antibiotikët dhe ilacet e tjera na jepen gjithnjë e më shumë, pasi viruset dhe bakteriet shumohen dhe forcohen nga dita në ditë.

 Supa me hudhra e trumëz mund ta fitojë luftën me viruset e gripit dhe ftohjen.

Ajo që është interesante te hudhra e bardhë është se viruset e reja nuk bëjnë punë tek ajo, ajo me sukses lufton me të gjithë “të sapoardhurit”.

Krejt kjo ndodh falë kemikales alicin. Një hulumtim i Universitetit të Uashingonit ka vërtetuar se hudhra është 100 herë më e dobishme se dy antibiotikët më të njohur që luftojnë me sëmundjem e që e shkatërojnë bakterien që është përgjegjëse kryesore për sëmundjet që barten përmes ushqimit.

Prandaj duhet depërtuar sa më shumë në kuzhinat e secilit.

Kjo është një e vërtetë e madhe që nuk u shkon për shtati kompanive gjigante farmaceutike.

Në se i besoni hudhrës, atëherë përgatiteni këtë supë sipas udhëzimeve tona:

Supë me hudhra

• Afër pes thelpinj hudhra të prera imët

Lexoni edhe këtë:   A u rikthye buzëkuqi ngjyrë kafe?

• 2 lugë gjalpë

• 2 lugë vaj ulliri

• 2 hudhra të kuqe, të prera poashtu imët

• 1 lugë trumëz të freskët, të grirë imët

• 6 filxhanë (nga 250 ml) supë pule (bujona)

• 3 filxhanë bukë të thekur të prerë në copa të vogla

• 1 filxhan shtalpë

Nxejeni furrën në 180 C. Prejuani majat hudhrave. Shtoni vajin e ullirit dhe futini në një folio alumini. Piqeni në furrrë përreth 90 min. Lëreni të ftohet

Gjatë kësaj kohe, nxejini dy lugë vaj ulliri dhe gjalpë në temperaturë mesatare. Shtoni hudhrat e kuqe (përzijini shpesh). Lërini 10 minuta.

Përzijini të gjitha bashkë dhe shtojini edhe trumëzat.

Uleni temperaturën dhe lëreni të qëndrojë 5 minuta.

Këtë masë të fituar përzijeni me blender derisa ta mbërini një masë të trashë homogjene. Pastaj shtojeni shtalpin apo shtalpin për gatim, si dhe byberin e zi sipas dëshirës./Mesazhi/

Exit mobile version