Këtë perudhë që bizelet i gjeni dhe të freskëta apo mund t’i keni edhe të ngrira, nuk duhet të mos i shfrytëzoni në të mirë të shëndetit. Si mund ta përgatisni fare thjeshtë një supë me bizele në shtëpi!
Koha e përgatitjes 30 min
Për 4 persona
- 1 lugë gjelle vaj
- 1 qepë e grirë trashë
- 4 feta proshutë të prerë në kubikë
- 5 patate të vogla të prera në kubikë me madhësi 1 cm
- 375 ml lëng pule
- 300 g bizele të ngrira, të cilat janë shkrirë më parë
- 1 lugë gjelle sherebelë e freskët, e prerë në fije të holla ose sherebelë të thatë.
Përgatitja
1. Vaji ngrohet në një tenxhere. Qepa dhe proshuta skuqen në temperature të lartë duke u përzier vazhdimisht. Shtohen patatet dhe gatuhen ngadalë për rreth 1 minutë.
2. Hidheni lëngun dhe 625 ml ujë. Të gjitha gatuhen me temperaturë mesatare për rreth 15 min. Në fund shtohen bizelet dhe gatimi vazhdon dhe rreth 5 min të tjera. Në fund shtohen sherebela dhe kripa e piperi i zi.
3. Shoqërohet me bukë të thekur me gjalpë.
Truke kuzhine – një variant i këndshëm servirjeje do të ishte duke hedhur sipër sherebelë të skuqur
Sherebelë e skuqur
Skuqet vaji në temperaturë të lartë. Skuqen fletet e dy tufave me sherebelë për rreth 30 sek derisa të thekërohen. Hiqen dhe lihen të kullojnë mirë në një letër kuzhine e pastaj serviren me supën me bizele e patate.
Nga Nevila Turdiu, Fotografia Armand Habazaj