Përbërësit për 4-6 persona: 3 speca të kuq të mëdhenj, 1 patëllxhan i madh, 2 thelpinj hudhër të qëruar, 2 lugë vaj ulliri, 30 g margarinë vegjetale, 1 qepë, 1 lugë spec i kuq pluhur, 1 lugë trumzë e grirë imët, 200 ml salcë domatesh – jo me copa, 2 lugë të vogla sheqer, 750 ml lëng vegjetal i valuar (i përgatitur dhe me dado vegjetale nëse nuk keni kohë ta përgatitni vetë), 100 ml panë soje, kripë, piper, feta buke të thekura me spec të kuq pluhur.
Përgatitja: Ndezim furrën në 200° C. Specat dhe patëllxhanët, të prerë
në kubikë, i vëmë në një tavë me letër furre, duke i spërkatur me vaj ulliri dhe pak kripë. I pjekim për 20 minuta afërsisht ose derisa të shohim që janë
zbutur. Perimet mund të piqen një ditë më parë. Pas kësaj kohe, qepën e grirë në copa jo shumë të vogla dhe hudhrat, i skuqim në një tenxhere të madhe me gjysmën e margarinës, për pak minuta, derisa të shohim që qepa është zbutur. Shtojmë specin e kuq pluhur dhe trumzën dhe e lëmë në zjarr edhe për 2 minuta të tjera. Shtojmë perimet e pjekura, sheqerin, lëngun e perimeve dhe salcën e domateve. E lëmë të ziejë në flakë të ulët për të
paktën 20 minuta. Pas kësaj kohe, i grijmë me frulator bashkë me lëngun e tyre në tenxhere, aty ku janë, ose në blender. Shtojmë panën, margarinën që na ka mbetur, kripë e piper sipas dëshirës. I përziejmë me lugë druri dhe e shërbejmë menjëherë, duke e spërkatur sipër me spec të kuq pluhur, fara të ndryshme që keni ju dhe feta buke të thekura, të spërkatura me pak spec të kuq.
Kjo recetë u përgatit nga Linda Fishta