Përbërësit: 100 g fasule të bardhë; 3 lugë vaj; 1 lugë miell; 1 qepë e vogël e grirë imët; 1 lugë e vogël spec i bluar; 1 fletë dafine; 1 lugë rrepkë e grirë imët; piper dhe kripë.
Përgatitja: Fasulen zhyteni në ujë dhe lëreni të qëndrojë, lajeni dhe kullojeni. Fasulen dhe fletën e dafinës zieni derisa të zbutet. Ndani anash dy lugë fasule të zier. Pjesën e mbetur bashkojeni me ujë. Shtoni piper sipas dëshirës. Miellin kaurdiseni në vaj deri sa të marrë ngjyrë të errët, shtoni qepën dhe specin e kuq. Përzieni me fasule. Përzieni fasulen, hidhni kripë sipas shijes, shtoni fasulen e mbetur dhe hidheni ujë të nxehtë dhe zieni edhe 10 minuta. Fasulen hiqeni nga pllaka e shporetit dhe supës shtoni një lugë të vogël rrepkë të grirë në rende, dhe fasulja është gati për t’u shërbyer. Ju bëftë mirë!
Kjo recetë u përgatit nga Gatime Shqiptare