Supa krem me lulelakër dhe pana është një pjatë tepër e shijshme dhe perfekte për t’u konsumuar sidomos në darkë.
PËRBËRËSIT: 1 lulelakër, 1 qepë, 2 thelpinj hudhër, 1,5 litër lëng perimesh, 2 të verdha veze, 100 ml krem panna për gatim, 2 feta bukë, 2 lugë gjelle djathë kaçkavall të grirë, vaj ulliri dhe kripë.
PËRBËRËSIT: Lajmë lulelakrën duke u kujdesur që t’i heqim pjesët e dëmtuara dhe e ndajmë në lule të vogla. Presim hollë qepën dhe hudhrat, të cilat i kaurdisim në një tigan me pak vaj ulliri. Shtojmë copat e lulelakrës dhe i përziejmë. Më pas i shtojmë supës bukën e thërrmuar, lëngun e perimeve dhe e ziejmë për 20 minuta në zjarr të avashtë. E heqim nga zjarri dhe e bluajmë supën në krem me ndihmën e një mikseri. Rrahim të verdhat e vezës, kremin panna dhe djathin kaçkavall të grirë. Ia shtojmë me kujdes supës dhe vazhdojmë gatimin edhe për pak minuta duke e përzier vazhdimisht. E shoqërojmë supën të spërkatur me pak vaj ulliri dhe kubikë buke të thekur në sipërfaqe.
Kjo recetë u përgatit nga Unëgatuaj.com