Supë krem me kërpudha; E shëndetshme dhe shijon shumë me bukë të thekur

Supa krem me kërpudha është një recetë e thjeshtë për t’u përgatitur, por shumë speciale në shije.

Është ideale për ditët e dimrit dhe shijon shumë me bukë të thekur.

Përbërësit:
– 350 gr kërpudha të freskëta
– 40 gr miell
– 40 gr gjalpë
– 1/2 l qumësht
– 2 dl lëng perimesh
– një dl pana e lëngshme
– disa gjethe majdanoz
– kripë
– copa buke të thekur

Përgatitja:
Pasi keni pastruar mirë kërpudhat, pritini në feta dhe stufojini në një tigan me gjysmën e gjalpit dhe pakëz kripë.
Ndërkaq, përgatisni beshamelën: në një tenxhere shkrini gjalpin e mbetur, shtoni miellin dhe përziejini për të eliminuar kokrrizat. Shtoni qumështin e ngrohtë dhe përziejini përdisa minuta.
Shtoni edhe kërpudhat dhe kaloni gjithccka në sitë. Shtoni përbërjen në një tenxhere, shtoni edhe brodon e perimeve dhe lëreni të ziejë. Shtoni dhe kripën dhe hiqeni nga zjarri.
Në fund shtoni panën e lëngshme dhe gjethet e majdanozit e më pas servireni në tryezë me copa buke të thekur.