Supë Krem Kërpudhe dhe makarona fidhe???? ???? . Kjo pjatë ka aq shumë shije dhe e thjeshtë në përgatitje. Dhe për fëmijët është një pjatë e mrekullueshme plotë me vitamina dhe proteina. Gjithashtu edhe për ata që janë vegjitarian ju mbulon një pjesë të mungesës së mishit. Nuk kanë aspak kolisterol dhe e pasur me fibra dietik. Ata që vuajnë nga anemia, këshillohet t’i përdorin sa më shumë kërpudhat, dhe po ashtu ndihmojnë edhe shumë femrat gjatë periudhës së menopauzës për shkak të përmbajtjes së kalciumit. ⠀
⠀
Përbërësit ( 4 persona ) :⠀
250 g kërpudha ⠀
1 filxhan kafe të vogël makarona fidhe
1 lugë gjelle miell
1 lugë çaji niseshte
1 kokërr të vogël qepë thatë⠀
1 thelpi hudher⠀
pak gjalp⠀
vaj ulliri ⠀
400 ml lëng pule(ose perimesh)
1 L ujë
kripë ⠀
piper⠀
trumëz ⠀
tumeric
arra
⠀
Përgatitja: ⠀
Në një enë supe hedhim pak gjalp, vaj ulliri dhe shtojmë qepën e prerë, hudhrën, i skuqim për pak, më pas shtojmë kërpudhat. Vazhdojmë kavardisjen dhe më pas shtojmë, kripë, piper, tumeric trumëz i lejmë dhe dy minuta e më pas shtojmë lëngun e pulës. I lejmë të ziejnë aq sa marrin një valë dhe qepa të zbutet mirë. Më pas frulojmë supën mirë dhe e vendosim përsëri tenxheren ne zjarr. Shtojmë 1 L ujë dhe makaronat fidhe dhe i lejmë të ziejnë. Pasi makaronat kanë zier,në një gotë me pak ujë tresim niseshten, miellin, dhe ja shtojmë supës. E shikojmë sasin e kripës dhe e lejmë dhe për disa minuta në zjarr të zeij supa aq sa fillon dhe trashet. Në fund e servirim nëpër pjata dhe sipër ju shtojmë arra, pak vaj ulliri, piper. Shoqërohet me pak bukë të thekur ose me byreçka të vogla.