Përbërësit për 4 persona:
400 gr fileto pule
1 filxhan çaji makarona supe
1 lugë gjelle kos
1 vezë
1 lugë gjelle miell
Limon, kripë, piper, arrë moskat, majdanoz
Si fillim presim fileton e pulës në kubikë të vegjël dhe e skuqim në një tenxhere me pak gjalpë. Sapo mishi i filetos të ketë marrë një ngjyrë të artë, shtojmë 1 filxhan çaji makarona supe dhe i lemë sërisht të skuqen. Më pas shtojmë 3 deri në 4 gota ujë, duke e lënë të ziejë për gati 10 minuta. Më pas në një tas të vogël, rrahim vezën, shtojmë 1 lugë gjelle kos dhe miell. Kur e gjithë masa të jetë bërë homogjene shtojmë një lugë kafeje lëng limoni, i trazojmë të gjitha bashkë për të përftuar një salcë të lëngshme. E hedhim salcën e lëngshme në tenxhere, duke e trazuar shpejt në mënyrë që të mos formojë kokrriza. E lemë në zjarr edhe 5 minuta. Shtojmë kripë, piper dhe arrë moskat sipas dëshirës. Pasi të ketë zjerë supa i hedhim në fund majdanozin e grirë. Preferohet të konsumohet e ngrohtë.