Një supë e lehtë dhe e ftohtë është vakti perfekt për drekat e nxehta të verës.
Mund të keni dëgjuar për “Gazpacho”, supën e ftohtë me domate, por receta e sotëme që AgroWeb.org sjell për ju është akoma më e veçantë.
Kastravecët e shijshëm, të lehtë e të freskët mund t’i gatuani fare mirë edhe supë.
Kjo pjatë e ftohtë do ju ngopë shpejt dhe do ta mbajë trupin tuaj të hidratuar për të përballuar temperaturat e larta.
Ndiqni mëposhtë të gjithë mënyrën e përgatitjes së saj.
Përbërësit
2 kastravecë të mëdhenj
130 ml kos
2 lugë gjelle lëng limoni
1 lugë çaji mustardë
1 qepë e freskët
2 lugë gjelle kopër i grirë
2 lugë gjelle majdanoz i grirë
Ujë
Kripë
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, AgroWeb ju këshillon të lani dhe qëroni kastravecët.
Ndajini ata në kubikë mesatarë, bashkë me qepër e grirë, koprën dhe majdanozin.
Të gjithë këta përbërës hidhini në një mikser, duke shtuar në fund kosin,mustardën, lëngun e limonit, pak ujë dhe kripë sipas dëshirës.
Kur të shtoni ujin kini parasysh që në fillom duhet të hidhni shumë pak.
Vazhdoni me përzierjen në mënyrë që të gjithë përbërësit të grihen dhe të formojnë një masë kremoze e më pas nëse masa është shumë e trashë shtoni ujë përsëri.
Gjithnjë mbani parasysh që supa juaj duhet të jetë kremoze dhe jo shumë e hollë me të gjithë përbërësit e bluar në mënyrë homogjene.
Pasi ta keni mbaruar hidheni një një tas dhe lëreni të mbulluar në frigoifer për 1 orë osë përgjatë natës.
Kur ta konsumoni shtoni sërish limon dhe kopër për më shumë shije.
Kjo recetë është perfekte për t’u marrë me vete në punë, piknik apo shkollë, pasi shijohet lehtë dhe nuk ka nevojë të ngrohet