Supë kosi me qofte shtëpie

Kjo recetë u përgatit nga Maison de goût

Përbërësit: 500 g mish të grirë, 2 qepë mestare ose 1 e madhe, 1 lugë gjelle rigon, 1 lugë gjelle majdanoz, 2-3 lugë gjelle bukë e thërrmuar, 1 vezë, 1 lugë çaji kripë, 1 lugë çaji spec i kuq jo djegës, 1 lugë gjelle gjalpë, 2 lugë gjelle vaj ulliri, 2 lugë miell, 1 gotë kos, 2 gota ujë dhe piper.

Përgatitja: Gjithë përbërësit e qoftëve i bashkoni bashkë dhe i ngjeshni mirë burmin. Unë e bëj në darkë për të nesërmen në mënyrë që qoftet të kenë më shumë shije. Në një tenxhere shtojmë gjalpin dhe vajin e ullirit. Pasi gjalpi ka shkrirë bashkë me vajin, vendosim qoftet të bëra toptha të vegjël me kujdes dhe u japim skuqje të lehtë. Pasi janë skuqur, i heqim në një pjatë, dhe po aty shtojmë miellin, e skuqim dhe më pas shtojmë ujin duke e trazuar shpejtë që të mos krijohen kokrriza. E trazojnë mirë dhe vendosim qoftet, kur i lejmë të ziejnë ngadalë rreth 20 minuta që të lëshojnë aromën e tyre. Në fund shtojmë kosin, kripën, piperin dhe e trazojmë me kujdes. E lejmë dhe 10 minuta dhe në fund supa është gati! Ju bëftë mirë!