Ballina Kuzhinë Supa e kungullit të dimrit – Si ta përgatisni në 20 minuta

Supa e kungullit të dimrit – Si ta përgatisni në 20 minuta

Shija e kremoze e supës së kungullit të verdhë hap oreksin e mbi të gjitha kënaq shijen.

Kjo supë përgatitet lehtë dhe përbërësit e saj për fat të mirë janë të freskët sepse janë të stinës.

Kjo pjatë fantastike, e cila ka një shije unike dhe aromë me të vertetë mbresëlënëse është e pasur me plot vlera shëndetësore.

Kjo falë kungullit të verdhë që është përbërësi kryesor i saj.

Kungulli është një perim me super veti ushqyese, i pasur me vitamina dhe minerale, por me pak kalori dhe ka pafund mënyra për tu përfshirë në dietë, sa do të habiteshit.

Që nga ëmbëlsira, sallata, byrek me kungull madje-madje mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë dhe i gjalpit.
Supa e Kungullit Të Verdhë – Si Ta Përgatisni Në 20 Minuta

Kungulli është një nga burimet më të mira dhe më të njohura me beta-karoten, një super antioksidant, që njihet si kontribuesi kryesor i ngjyrës portokalli dhe që konvertohet në vitamin A në trup.

Konsumi i ushqimeve të pasura me beta-karoten mund të zvogëlojë rrezikun e radikaleve të lira, mbron nga azma dhe sëmundjet e zemrës dhe ngadalëson plakjen dhe degjenerimin e trupit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë të thjeshtë që ju mundëson përgatitjen e supës së kungullit për 20 minuta.

Përbërësit:

2 lugë gjelle vaj ulliri
1 qepë mesatare të grirë hollë,
3 thelpinj hudhër të grirë imët,
Dy filxhanë çaji pure kungulli
2 lugë gjelle trumzë të freskët
Një lugë çaji kripë
Gjysmë luge çaji turmerik pluhur,
Çerek luge çaji piper të zi,
Një majë luge çaji xhenxhefil pluhur,
Një majë luge spec djegës të kuq,
2 filxhanë çaji lëng perimesh,
2 lugë gjelle krem pana
Fara kungulli të pjekura.

Përgatitja:

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe hidhni vajin e ullirit.

Kavërdisni qepën dhe hudhrën dhe më pas shtoni purenë e kungullit, trumzën, kripën, turmerikun, piperin e zi, xhenxhefilin dhe specin djegës.

Kavërdisini së bashku për pesë minuta.

Shtoni lëngun e perimeve dhe lërini të ziejnë së bashku për 4 minuta të tjera.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtoni kremin pana.

Sipas dëshirës, përbërësit mund t’i kaloni në një mikser për një supë më kremoze.

Supa serviret e ngrohtë dhe e pasuruar me fara kungulli, trumzë të freskët dhe piper të zi.

Ajo mund të qëndrojë në frigorifer për 5 ditë dhe në ngrirje për 2 muaj

Exit mobile version