Supa e kungullit të dimrit – Si ta përgatisni në 20 minuta

Shija e kremoze e supës së kungullit të verdhë hap oreksin e mbi të gjitha kënaq shijen.

Kjo supë përgatitet lehtë dhe përbërësit e saj për fat të mirë janë të freskët sepse janë të stinës.

Kjo pjatë fantastike, e cila ka një shije unike dhe aromë me të vertetë mbresëlënëse është e pasur me plot vlera shëndetësore.

Kjo falë kungullit të verdhë që është përbërësi kryesor i saj.

Kungulli është një perim me super veti ushqyese, i pasur me vitamina dhe minerale, por me pak kalori dhe ka pafund mënyra për tu përfshirë në dietë, sa do të habiteshit.

Që nga ëmbëlsira, sallata, byrek me kungull madje-madje mund të jetë një zëvendësues shumë i mirë dhe i gjalpit.

Supa e Kungullit Të Verdhë – Si Ta Përgatisni Në 20 Minuta

Kungulli është një nga burimet më të mira dhe më të njohura me beta-karoten, një super antioksidant, që njihet si kontribuesi kryesor i ngjyrës portokalli dhe që konvertohet në vitamin A në trup.

Konsumi i ushqimeve të pasura me beta-karoten mund të zvogëlojë rrezikun e radikaleve të lira, mbron nga azma dhe sëmundjet e zemrës dhe ngadalëson plakjen dhe degjenerimin e trupit.

Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni një recetë të thjeshtë që ju mundëson përgatitjen e supës së kungullit për 20 minuta.

Përbërësit:

  • 2 lugë gjelle vaj ulliri
  • 1 qepë mesatare të grirë hollë,
  • 3 thelpinj hudhër të grirë imët,
  • Dy filxhanë çaji pure kungulli
  • 2 lugë gjelle trumzë të freskët
  • Një lugë çaji kripë
  • Gjysmë luge çaji turmerik pluhur,
  • Çerek luge çaji piper të zi,
  • Një majë luge çaji xhenxhefil pluhur,
  • Një majë luge spec djegës të kuq,
  • 2 filxhanë çaji lëng perimesh,
  • 2 lugë gjelle krem pana
  • Fara kungulli të pjekura.

Përgatitja: 

Vendoseni tenxheren në zjarr dhe hidhni vajin e ullirit.

Kavërdisni qepën dhe hudhrën dhe më pas shtoni purenë e kungullit, trumzën, kripën, turmerikun, piperin e zi, xhenxhefilin dhe specin djegës.

Kavërdisini së bashku për pesë minuta.

Shtoni lëngun e perimeve dhe lërini të ziejnë së bashku për 4 minuta të tjera.

Hiqeni tenxheren nga zjarri dhe shtoni kremin pana.

Sipas dëshirës, përbërësit mund t’i kaloni në një mikser për një supë më kremoze.

Supa serviret e ngrohtë dhe e pasuruar me fara kungulli, trumzë të freskët dhe piper të zi.

Ajo mund të qëndrojë në frigorifer për 5 ditë dhe në ngrirje për 2 muaj.