Sunny Hill ose ndryshe si “marshi i euforisë”, i organizuar tani e disa herë në Prishtinë, në këtë kohë kur edhe fluksi i mërgimtarëve është më i theksuar, duket se me apo planifikim ose paramendim është duke atakuar drejtpërdrejt disa nga aspektet integrale
të kulturës sonë autoktone shqiptare.
Cili është definicioni për një “marsh euforie”?
Kjo nënkupton një manifestim ose lëvizje e një turme të pakontrolluar drejt “një ekstaze” thuajse hipnotizuese. Përdorimi i termit “eufori”, apostrofon ironinë apo pjesën dërmuese të atyre pjesëmarrësve në këtë festival, të cilët sikur të eturit në shkretëtirë
pas ujit (fatamorgama) vrapojnë pas kërkimit të vetëvetës.
Kjo dukuri e shpërfaqjes së skenave amorale gjatë performancës së këtij festivali mund t’i referohet mungesës së sensit moral ose indiferencës ndaj preokupimit të ruajtjes së vlerave fundamentale kombëtare, duke shtuar dyshimin se kjo ngjarje realizohet
edhe nga “elemente tjera” me orientim post-modern jo dashamirës për identitetin tonë kombëtar, ose nënkultura të caktuara ku karakterizohen nga mospërfillja e normave morale elementare shoqërore.
Megjithëse “narkoma” mund të mos jetë një fjalë standarde, mund të shpreh në mënyrë alegorike dilerët ilegalë të “narkotikëve” dhe trendit të largimit të përkohëshmëm të frustrimit ditorë apo “komës”, duke shpërthyer në një gjendje dehjeje të shkaktuar, e cila në këto ngjarje “shfrytëzon rastin” dhe hedh hapin drejt arratisjes apo harresës së realitetit përmes abuzimit me substanca narkotike.
Në përgjithësi, kjo ngjarje kulturore e cilësuar si Sunny Hill mund të përceptohet edhe si një tendencë me apo pa paramendim, për një garë amorale dhe akulturore në shoqërinë e sotme shqiptare e cila si në një kazan mozaik, ka shtytje të jashtme apo të
brendshme të eskalojë në një shoqëri post-moderne, gjendje kjo e shkaktuar nga mungesa e standardeve morale institucionale, rritja e abuzimit me alkool dhe substancat narkotike, me theks të veçantë hiperaktiviteti apo abuzimit gjinor (ndaj gjinisë femrore).
Alternativë: Do të ishte ide e mirë, që përveç këtyre festivale, prej të cilave Komuna e Prishtinës i sheh si prurje ekonomike, të organizojë edhe ndonje festival ndërkombëtar të kulturës dhe realizimit të një filmi kombëtar për sfidat e realizimit të lirisë së Republikës së Kosovës?!