Sultjashin e pjekur e kam provuar për herë të parë në vitin 2018 në Kemer të Turqisë. Kujtoj që më bëri aq shumë përshtypje se si një ëmbëlsirë kaq e thjeshtë, që ne e gatuajmë shumë shpesh, vetëm duke e pjekur në furrë i ndryshon komplet shija dhe tekstura.
PËRBËRËSIT: 100 g oriz kokërrumbullakët, 300 ml ujë, 1,5 litër qumësht, 100 g sheqer, një majë luge kripë, vanilje dhe fruta sipas dëshirës.
PËRGATITJA: Ziejmë në zjarr shumë të ngadaltë orizin, të cilit i kemi shtuar paraprakisht një majë luge kripë. Ai duhet të shpërbëhet plotësisht derisa të ngjisë në enë. Shtojmë qumështin, sheqerin, vaniljen dhe vazhdojmë zierjen edhe për të paktën 30-40 minuta duke e përzier shpesh. Sultjashi duhet të jetë pak i hollë, pasi gjatë pjekjes ka tendencën të trashet akoma edhe më shumë. E shpërndajmë sultjashin nëpër tasa rezistentë ndaj nxehtësisë ose një tavë të madhe dhe e pjekim vetëm në pjesën e sipërme të furrës në temperaturë 250°C derisa lart të marrë ngjyrë të kuqërremtë. E zbukuroni me fruta sipas dëshirës.