Lojtari i përfaqësueses të Ekuadorit, Enner Valencia, është lojtari i ri i klubit të Super Ligës turke Fenerbahçe, transmeton Anadolu Agency (AA).
Kryesia i Fenerbahçes njoftoi se me sulmuesin këmbëshpejtë Valencia nënshkroi kontratë trevjeçare.
Valencia, lojtar i dikurshëm i klubeve angleze West Ham dhe Everton, në Fenerbahçe erdhi nga klubi meksikan Tigres ku luajti në tre sezonet e fundit.
Në 45 ndeshjet e lujatura, 30-vjeçari Valencia me fanellën e përfaqësueses së Ekuadorit ka shënuar 31 gola.
Valencia tha se për herë të parë vjen në Turqi dhe se është i lumtur që do të luajë për një klub që ka apetetie të kampionit.