Zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike Xhelal Sveçla, është sulmuar në një nga kafiteritë në Prishtinë.
Policia e Kosovës ka dhënë detaje lidhur me sulmin që ka ndodhur sot ndaj zëvendësministrit të Brendshëm Xhelal Sveçla.
“Me datë 27.02.2020, në ora 15:54, policia ka pranuar informacionin se në një lokal në rrugën “Fehmi Agani”, ka ndodhur një rrahje në progres. Njësia policore ka dal menjëherë në vendin e ngjarjes, ku edhe kanë hasur në personin e dyshuar ( viti i lindjes 2000), i cili dyshohet se ka sulmuar një person të moshës së re”- tha Hoxha.
Sipas njoftimit të policisë në lokalin ku po qëndronte Sveçla, ai kishte ndërhyrë për t’i qetësuar.
“Pas këtij sulmi disa qytetarë të cilët kanë qenë afër që kanë ndërhyrë që ta ndalojnë këtë sulm. Rapotohet se viktima është larguar nga vendi i ngjarjes. Policia është në proces të mbledhjes së të gjitha informacioneve relevante lidhur me këtë rast “- shtoi Hoxha.
Ai theksoi se detajet e mëtutjeshme do të bëhen të ditura me kohë.