Ballina Lajmet Rajon dhe Botë Sulmohet televizioni, së paku 20 të vrarë (Foto)

Sulmohet televizioni, së paku 20 të vrarë (Foto)

Organizata terroriste Isis ka thënë se qëndron pas një sulmi në një stacion televiziv “Shamsad” në Kabul, ku mbetën të vrarë së paku 20 punëtorë të sigurisë dhe staf i televizionit.

Zyrtarët konfirmuan se beteja e armatosur po vazhdonte brenda kompleksit të stacionit televiziv Shamshad, pasi u sulmua nga tre persona të armatosur dhe një bombardues vetëvrasës.

Grupi terrorist është i njohur edhe për fryerjen e mizorive të tyre, si formë e propagandës. Ndërkohë, forcat talebane kanë mohuar të jenë përfshirë në këtë sulm. /MESAZHI/

Afghan security forces respond to an attack on a TV station

Exit mobile version