Organizata terroriste Isis ka thënë se qëndron pas një sulmi në një stacion televiziv “Shamsad” në Kabul, ku mbetën të vrarë së paku 20 punëtorë të sigurisë dhe staf i televizionit.
Zyrtarët konfirmuan se beteja e armatosur po vazhdonte brenda kompleksit të stacionit televiziv Shamshad, pasi u sulmua nga tre persona të armatosur dhe një bombardues vetëvrasës.
Grupi terrorist është i njohur edhe për fryerjen e mizorive të tyre, si formë e propagandës. Ndërkohë, forcat talebane kanë mohuar të jenë përfshirë në këtë sulm. /MESAZHI/