Të paktën 20 persona janë vrarë gjatë një sulmi me bombë dhe të armatosur në një xhami në qytetin perëndimor Herat të Afganistanit, raporton Anadolu Agency (AA).
Zyrtarët policorë njoftuan se vetëvrasësi me bombë e aktivizoi shpërthimin në vete në hyrje të xhamisë Javadia në qendër të qytetit, ndërsa sulmuesi tjetër hyri në xhami duke shtënë me armë zjarri.
Sipas informacioneve të para, gjatë sulmit janë vrarë së paku 20 persona, ndërsa 15 të tjerë janë plagosur.
Nga fuqia e shpërthimit pjesa më e madhe e xhamisë është shkatërruar, ndërsa druhet se bilanci i të vdekurve mund të rritet.
Deri tani askush nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë për sulmin./Mesazhi/