Ballina Lajmet Sulmohet një grua me mbulesë në Berlin, sulmuesi përdori dhunë verbale dhe...

Sulmohet një grua me mbulesë në Berlin, sulmuesi përdori dhunë verbale dhe fizike në restorant

Një grua 39-vjeçare me mbulesë është sulmuar në Berlin nga një sulmues 37-vjeçar, i cili viktimës ia ka hequr shaminë duke e goditur në kokë dhe në pjesën e sipërme të trupit të saj, transmeton Anadolu Agency (AA).

E përditshmja gjermane ‘Der Tagesspiegel’ raportoi se sulmi i fundit ndodhi në një restorant në lagjen Weissensee, ndërsa theksoi se një tjetër sulm racist ndodhi edhe në lagjen Prenzlauer Berg të Berlinit të premten, kur një burrë 52-vjeç ofendoi dy gra në mënyrë racore.

E përditshmja tha se sulmuesi u arrestua dhe u dërgua në një klinikë për sjellje jonormale përpara se të lirohej.

Megjithëse Kushtetuta e Gjermanisë garanton lirinë e fesë të muslimanëve, veçanërisht gratë me shami, ato shpesh përballen me praktika diskriminuese në arsim dhe në tregun e punës.

Vitet e fundit, Gjermania ka qenë dëshmitare e rritjes së racizmit dhe islamofobisë, të ushqyer nga propaganda e grupeve neo-naziste dhe partisë së ekstremit të djathtë ‘Alternativa për Gjermaninë’ (AfD).

Gjermania, një vend me mbi 83 milionë banorë, ka popullsinë e dytë më të madhe muslimane në Evropën Perëndimore, pas Francës. Në mesin e afër 5.3 milionë muslimanëve të vendit, 3 milionë janë me origjinë turke.

Exit mobile version