LONDËR (AA) – Policia britanike është në kërkim të një 17 dhe 19 vjeçari të cilët kanë zvarritur në tokë një grua të mbuluar, raporton Anadolu Agency (AA).
Njoftohet se në rajonin Chingford në lindje të Londrës 2 persona kanë rrëzuar dhe kanë zvarritur një grua të mbuluar. Policia e britanike e rajonit Scotland Yard, ka njoftuar se kanë nisur punimet për kapjen e sulmuesve të cilët janë përcaktuar se janë të moshës 17 dhe 19 vjeç.
Ndër të tjera bëhet e ditur se femra e mbuluar identiteti i të cilës nuk është publikuar është në moshën 20-vjeçare dhe gjatë momentit të sulmit ka qenë e vetme.
Në një deklaratë të bërë nga policia theksohet se në ngjarje e cila ka ndodhur ditën e mërkurë personat e veshur me të rroba të zeza fillimisht janë përpjekur ti heqin mbulesën të dëmtuarës dhe më pas e kanë shtrirë në tokë duke e tërhequr zvarrë.
Ndër të tjera theksohet se gruaja e dëmtuar pasa se të telefononte policinë ka qëndruar për 20 minuta në tokë dhe më pas është strehuar tek një restorant turk pranë ku dhe punonjësit e restorantit kanë ofruar ndihmë.
Gjithashtu edhe në fillim të javës një person në stacionin e trenit në Londër plagosi me thikë një musliman duke thërritur me zë të lartë “dua të vras muslimanë”.
Teksa ka shqetësime se mund të humbasë aftësinë e të shikuarit Muhammed Askar i cili u plagos gjatë sulmit, policia kishte deklaruar se ngjarja “nuk është klasifikuar si një sulm terrorist”.
Sipas nismës Tell Mama që mbështetet nga qeveria, e cila ndjek sulmet kundër muslimanëve në vend, theksohet se objektivi fillestar i këtyre sulmeve janë gratë. Gjithashtu Tell Mama ka vënë në dukje se një objektiv tjetër janë edhe qendrat e muslimanëve. Në një raport të publikuar muajin e kaluar kjo nismë e organizuar në formën e një projekti kishte deklaruar se në 3.5 vitet e fundit më shumë se 100 xhami dhe institucione islame kanë qenë objektiv i sulmeve anti-muslimane.